Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës

Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës

Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përfaqësuesve të Listës Studentore, Dejan Shoshkiq dhe Miodrag Kërmar, me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, dëshmon orientimin politik të kësaj liste drejt vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Federatën Ruse.

Sipas Islamit, gjatë takimit është riafirmuar mbështetja ruse për politikën e Serbisë ndaj Kosovës, ndërsa përfaqësuesit e Listës Studentore janë zotuar se Serbia, edhe nën qeverisjen e tyre, nuk do t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë.

Sponsor 3M Express

Ai ka theksuar se, nga aspekti i sigurisë së Kosovës, shqetësues është fakti që Lista Studentore konfirmon vazhdimësinë e politikës së Beogradit kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Sipas tij, kjo marrëdhënie krijon hapësirë për koordinim të mëtejshëm ruso-serb në platformat ndërkombëtare, me synim kundërshtimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës dhe pengimin e konsolidimit të pozitës së saj ndërkombëtare.

Islami vlerëson se Lista Studentore nuk paraqet ndryshim të orientimit politik të deritanishëm të Serbisë në raport me Kosovën, por vazhdimësi të qëndrimeve kundërshtuese ndaj shtetësisë së saj dhe mbështetje në aleancën me Rusinë.

Ai ka thënë se ky orientim mbetet faktor me rëndësi për vlerësimin e mjedisit të sigurisë në Kosovë dhe të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

E dhimbshme: Ky është 47 vjeçari nga Kosova që vdiq në një aksident në Mal të Zi

E dhimbshme: Ky është 47 vjeçari nga Kosova që vdiq në një aksident në Mal të Zi

Akte dhune gjatë protestës së djeshme, tre të arrestuar në Tiranë

Akte dhune gjatë protestës së djeshme, tre të arrestuar në Tiranë

Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar

Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar