Donna Dafi, ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor, “Enemy”, i cili do të publikohet këtë të premte, më 20 nëntor.

Lajmin artistja e bëri të ditur përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Instagram, ku prezantoi një fragment të shkurtër nga projekti i ri, të realizuar në bardhezi dhe me një atmosferë të errët, elegante e misterioze.
“Nuk e dija se i dashuri im ishte… armiku im”, shkroi Donna krahas paralajmërimit, duke lënë të kuptohet se kënga do të sjellë një rrëfim për dashurinë, zhgënjimin dhe zbulimin e një të vërtete të dhimbshme.
Foto: Donna Dafi/Instagram
Vetë titulli “Enemy”, që në shqip do të thotë “Armiku”, paralajmëron një projekt me ngarkesë të fortë emocionale. Pamjet e para krijojnë përshtypjen e një kënge më intensive dhe dramatike, përmes së cilës Donna pritet të shfaqë një tjetër dimension të krijimtarisë së saj.
Projekti i ri vjen pas këngës “Good Morning”, e cila mori vëmendjen e mediave muzikore ndërkombëtare në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Japoni.
Foto: Donna Dafi/Instagram
Me publikimet e saj, Donna Dafi po ndërton një identitet gjithnjë e më të dallueshëm, duke bashkuar muzikën pop me modën dhe rrëfimin kinematografik.
Me “Enemy”, artistja pritet të hapë një kapitull të ri, më të errët dhe më emocional, duke zgjuar që tani kureshtjen e publikut. Postimin paralajmërues mund ta shihni në profilin zyrtar të Donna Dafit në Instagram. /Telegrafi/





