Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit është mbledhur për të shqyrtuar kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në rendin e ditës së këtij komisioni është përfshirë shqyrtimi i vendimit të Presidentes për kthimin e ligjit në Kuvend për rishqyrtim.
Ligji për Dhomat e Specializuara ishte miratuar në dy lexime në Kuvend më 6 tetor, ndërsa më pas Presidentja e kishte kthyer atë për rishqyrtim, pas kërkesës së PDK-së për përfshirjen e rekomandimeve të marra nga ekspertët.





