“Do ta djeg banesën ku jeton” – 23-vjeçarja në Graçanicë denoncon ish-burrin, ai shkel urdhrin mbrojtës dhe përfundon në pranga

Një 23-vjeçare në Graçanicë ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, duke deklaruar se prej një muaji po përballej me kërcënime dhe shqetësime të vazhdueshme, pavarësisht urdhrit mbrojtës të lëshuar nga gjykata. Sipas saj, ish-burri e kishte kërcënuar se do t’ia digjte banesën ku jeton, ndërsa disa herë kishte shkuar edhe te dera e saj, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Rasti është denoncuar të mërkurën, më 11 nëntor, në Graçanicë, ndërsa incidentet e raportuara përfshijnë periudhën nga 10 tetori deri më 11 nëntor.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është V.Ž. rreth 23-vjeçare, ndërsa i dyshuari është ish-bashkëshorti i saj, Ž.I. 29-vjeçar.

Gruaja ka deklaruar para hetuesve se ndaj ish-bashkëshortit ekzistonte një urdhër mbrojtës i lëshuar nga gjykata për shkak të problemeve të mëhershme të dhunës në familje.

Megjithatë, sipas denoncimit, ai e kishte shkelur disa herë këtë urdhër gjatë muajit të fundit, duke e shqetësuar përmes telefonit dhe duke u paraqitur fizikisht para banesës së saj.

Në një nga kërcënimet, 29-vjeçari dyshohet se i kishte thënë se do ta digjte banesën ku ajo jetonte.

Pas intervistimit të viktimës, hetuesit e dhunës në familje në Graçanicë kanë ndërmarrë veprime për lokalizimin e të dyshuarit, të cilin kanë arritur ta gjejnë dhe ta arrestojnë.

Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorisë, është ndaluar për 48 orë.

Rasti po trajtohet për dyshimet lidhur me shkeljen e urdhrit mbrojtës dhe kanosjen në kontekstin e dhunës në familje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

As urdhri i Gjykatës nuk e ndali – 46-vjeçari nga Kamenica shkel vazhdimisht masën mbrojtëse, e tradhton monitorimi elektronik dhe përfundon në pranga

As urdhri i Gjykatës nuk e ndali – 46-vjeçari nga Kamenica shkel vazhdimisht masën mbrojtëse, e tradhton monitorimi elektronik dhe përfundon në pranga

Ekskluzive | Policia bastis shtëpinë e 20-vjeçarit në Gjakovë, gjen 24 qese me marihuanë të gatshme për shitje – ky është i arrestuari

Ekskluzive | Policia bastis shtëpinë e 20-vjeçarit në Gjakovë, gjen 24 qese me marihuanë të gatshme për shitje – ky është i arrestuari

Videoja e të shtënave me armë çon Policinë te dy të rinj në Prishtinë – këta janë të dyshuarit që përfunduan nën hetime

Videoja e të shtënave me armë çon Policinë te dy të rinj në Prishtinë – këta janë të dyshuarit që përfunduan nën hetime

“Do ta djeg banesën ku jeton” – 23-vjeçarja në Graçanicë denoncon ish-burrin, ai shkel urdhrin mbrojtës dhe përfundon në pranga | Momenti