Ekskluzive | E goditi me traktor dhe e la të lënduar në rrugë – 52-vjeçari arrestohet për tentim vrasje në Viti, ky është i dyshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Debelldeh të Vitisë, ku një 22-vjeçar dyshohet se është goditur qëllimisht me traktor nga një person tjetër, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. I riu ka pësuar lëndime në fytyrë dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe rasti po hetohet si vrasje në tentativë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 17:00, në rrugën që lidh fshatin Debelldeh me Kopilaqin.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është Osman Fetahu (52), ndërsa i dëmtuari është M.I., rreth 22-vjeçar.

Rreth orës 17:10, 22-vjeçari ka telefonuar Policinë dhe ka kërkuar ndihmë, duke deklaruar se Fetahu e kishte goditur me traktor dhe ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Pas denoncimit, në zonë janë angazhuar disa njësi policore, përfshirë patrullën reaguese, zyrtarët nga Kllokoti, hetuesit e Stacionit Policor në Viti dhe një patrullë kufitare.

Në vendngjarje, policët kanë takuar të lënduarin, vëllain e tij dhe tre persona të tjerë që kishin mbërritur pas incidentit.

Sipas informacioneve policore, i riu kishte lëndime të dukshme në fytyrë, ndërsa rrobat i kishte të mbuluara me baltë si pasojë e përplasjes.

Ekipi i emergjencës nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti i ka ofruar ndihmën e parë dhe e ka transportuar për trajtim mjekësor. Më pas, për shkak të nevojës për trajtim të mëtejshëm, ai është dërguar në Emergjencën e Gjilanit, nën përcjelljen e zyrtarëve policorë.

Ndërkohë, Policia ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë 52-vjeçarin, i cili është dërguar te hetuesit rajonalë në Gjilan.

Pas konsultimit me Prokurorinë, rasti është iniciuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

As urdhri i Gjykatës nuk e ndali – 46-vjeçari nga Kamenica shkel vazhdimisht masën mbrojtëse, e tradhton monitorimi elektronik dhe përfundon në pranga

As urdhri i Gjykatës nuk e ndali – 46-vjeçari nga Kamenica shkel vazhdimisht masën mbrojtëse, e tradhton monitorimi elektronik dhe përfundon në pranga

Ekskluzive | Policia bastis shtëpinë e 20-vjeçarit në Gjakovë, gjen 24 qese me marihuanë të gatshme për shitje – ky është i arrestuari

Ekskluzive | Policia bastis shtëpinë e 20-vjeçarit në Gjakovë, gjen 24 qese me marihuanë të gatshme për shitje – ky është i arrestuari

Videoja e të shtënave me armë çon Policinë te dy të rinj në Prishtinë – këta janë të dyshuarit që përfunduan nën hetime

Videoja e të shtënave me armë çon Policinë te dy të rinj në Prishtinë – këta janë të dyshuarit që përfunduan nën hetime

Ekskluzive | E goditi me traktor dhe e la të lënduar në rrugë – 52-vjeçari arrestohet për tentim vrasje në Viti, ky është i dyshuari | Momenti