Komisioneri evropian pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE, ruani ritmin e reformave

Komisioneri evropian pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE, ruani ritmin e reformave

Komisioneri evropian pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE, ruani ritmin e reformave

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë ku ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sponsor 3M Express

Pas kësaj vizite ai është shprehur se Shqipëria është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale pas McGrath thekson se Shqipëria “e ka vendin në BE”, ndërsa nënvizon se ende ka punë të rëndësishme për t’u bërë në rrugën drejt anëtarësimit.

“Shqipëria e ka vendin në BE dhe është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në BE”, shkruan McGrath.

Ai thotë se Bashkimi Evropian do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij procesi.

Sipas McGrath, në takimin me Ramën u diskutua përparimi i Shqipërisë në zbatimin e reformave në drejtësi dhe në fushën e sundimit të ligjit, të cilat i cilëson si “spirancën politike” të procesit të anëtarësimit.

Komisioneri europian vlerëson gjithashtu qeverinë shqiptare për progresin e arritur deri më tani.

“Ka një historik të fortë progresi dhe një ambicie të qartë. Tani, ky ritëm duhet të ruhet për të dhënë rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme”, shprehet McGrath./Shqiptarja.com

Lexo edhe

Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo!

Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo!

Gruda: Ligji për Specialen nuk e shkel Kushtetutën, Kosova duhet të qëndrojë prapa tij

Gruda: Ligji për Specialen nuk e shkel Kushtetutën, Kosova duhet të qëndrojë prapa tij

Lojtari i Evertonit, Martin Sherif gjobitet për përfshirje në 61 baste

Lojtari i Evertonit, Martin Sherif gjobitet për përfshirje në 61 baste