Kolegji Universum, i fuqizuar nga Arizona State University (ASU), hap zyrtarisht Vitin e Ri Akademik 2026/27

Kolegji Universum, i fuqizuar nga Arizona State University (ASU), hap zyrtarisht Vitin e Ri Akademik 2026/27

Kolegji Universum, i fuqizuar nga Arizona State University (ASU), hap zyrtarisht Vitin e Ri Akademik 2026/27

Në Kolegjin Universum në Ferizaj, të fuqizuar nga Arizona State University, ka nisur viti i ri akademik 2026/2027, me një ceremoni mirëseardhjeje për studentët e rinj.

Sponsor 3M Express

Në ditën e parë të tyre në institucionin e arsimit të lartë, studentët janë pritur nga stafi akademik dhe drejtuesit e Kolegjit Universum, ndërsa rektori Lulzim Zeneli ka përcjellë mesazhin e mirëseardhjes për gjeneratën e re.

Në kuadër të aktivitetit është organizuar edhe Panairi i Departamenteve, ku studentët kanë pasur mundësi të njihen më nga afër me programet studimore, departamentet dhe mundësitë që ofron Kolegji Universum.

Rektori i Kolegjit Universum, Lulzim Zeneli, tha se institucioni e nis vitin e ri akademik me përgatitje maksimale dhe me programe që synojnë t’u përgjigjen nevojave të tregut të punës.

“Kolegji Universum këtë vit akademik e fillon me përgatitjet maksimale në të gjitha rrafshet. Si kolegj, tashmë kemi traditë shumëvjeçare në edukimin e arsimit të lartë dhe me programe të specializuara, të cilat i përgjigjen tregut të vendit. Duke e ditur se Kolegji Universum tashmë ka një traditë edhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, marrim praktikat më të mira ndërkombëtare dhe i adaptojmë ato në programet zhvillimore të edukimit në vend”, tha Zeneli.

Edhe në Departamentin e Mjekësisë, fillimi i vitit të ri akademik është pritur me entuziazëm.

Drejtori i këtij departamenti, Jeton Havolli, tha se pritja e studentëve të rinj është një moment i veçantë edhe për stafin akademik.

“Sot jemi jashtëzakonisht të lumtur, për shkak se po i presim studentët e viteve të para. Është një kënaqësi edhe për ne si mësimdhënës, duke pasur parasysh që ata e kanë pasur adresën e parë Kolegjin Universum”, u shpreh Havolli.

Ndërkaq, udhëheqësja e Departamentit të Biznesit, Menaxhmentit dhe Marketingut Digjital, Ilire Ahmeti, tha se energjia dhe motivimi i studentëve të rinj e bëjnë fillimin e vitit akademik një moment të veçantë.

“Është pjesa më e mirë e gjithë vitit të shohësh njerëz që janë të motivuar dhe kanë vullnetin për t’i vazhduar studimet. Personalisht, po e nis shumë mirë”, tha Ahmeti.

Për studentët e rinj, dita e parë në Kolegj Universum është shoqëruar me emocione dhe pritshmëri për rrugëtimin e tyre akademik.

Studenti Dijar Halimi tha se atmosfera pozitive ishte ndër arsyet që ndikuan në zgjedhjen e Kolegjit Universum.

“Atmosfera është tepër e mirë. Për këtë arsye e kemi zgjedhur edhe Kolegjin Universum”, tha Halimi.

Në mesin e studentëve të rinj është studenti i programit të Dizajnit të Modës, i cili tha se mezi pret fillimin e studimeve.

“Jam student i Dizajnit të Modës dhe tani po presim të vazhdojmë dhe të fillojmë studimet”, tha ai.

Ceremonia e hapjes së vitit akademik 2026/2027 dhe Panairi i Departamenteve kanë krijuar mundësi që studentët e rinj të njihen me stafin akademik, programet studimore dhe mundësitë që ofron Kolegji Universum gjatë rrugëtimit të tyre akademik. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Do të dua deri në frymën e fundit”, Kushtrimi me dedikim emocional për Aurorën disa ditë pas martesës madhështore

“Do të dua deri në frymën e fundit”, Kushtrimi me dedikim emocional për Aurorën disa ditë pas martesës madhështore

Zyrtare: David Silva rikthehet në futboll në moshën 40-vjeçare

Zyrtare: David Silva rikthehet në futboll në moshën 40-vjeçare

Korab Shaqiri po vjen me album të ri muzikor: Po dalim përtej kornizës

Korab Shaqiri po vjen me album të ri muzikor: Po dalim përtej kornizës

Kolegji Universum, i fuqizuar nga Arizona State University (ASU), hap zyrtarisht Vitin e Ri Akademik 2026/27 | Momenti