Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se sot ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese procedurën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Koci ka theksuar se Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit të Republikës duhej të përfundonte deri më 6 tetor, transmeton klankosova.tv.
“Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026. Sipas të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës”, ka shkruar Koci.
Postimi i Arianit Kocit:
Sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26.
Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026. Sipas të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës.
Gjykata në nenin 226 të aktgjykimit, e ka theksuar edhe pasojën juridike në rast se afati nuk respektohet: shpërndarja e Kuvendit.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme.
Pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri.




