“Keni gjak në duart tuaja” – protestuesit në Irlandë hedhin sende në drejtim të Bidenit

“Keni gjak në duart tuaja” – protestuesit në Irlandë hedhin sende në drejtim të Bidenit

“Keni gjak në duart tuaja” – protestuesit në Irlandë hedhin sende në drejtim të Bidenit

Tre persona janë arrestuar në Dublin të Irlandës, pasi protestuesit hodhën sende në drejtim të ish-presidentit amerikan Joe Biden gjatë një vizite në universitetin Trinity College.

Sponsor 3M Express

Incidenti ndodhi të martën, kur Biden, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Jill Biden, mori pjesë në një ceremoni ku djali i tij, Hunter Biden, u nderua me një medalje për kontributin në debatin publik.

Pamjet e publikuara tregojnë protestues që mbanin flamuj palestinezë dhe brohorisnin “Keni gjak në duart tuaja”, ndërsa disa prej tyre u përleshën me policinë.

Protesters throw milk at Joe Biden during Hunter event in Dublin www.youtube.com

Në drejtim të grupit u hodh edhe një lëng i bardhë, që dyshohet të ketë qenë qumësht.

Sipas një zëdhënëseje të universitetit, protesta u përshkallëzua në momentin kur familja Biden po largohej nga ceremonia, por ata arritën të largoheshin pa incidente të tjera.

Policia irlandeze konfirmoi arrestimin e tre burrave.

Njëri prej tyre, rreth të 50-ave, është akuzuar dhe pritet të dalë para gjykatës, ndërsa dy të tjerët janë liruar pa akuza. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Do ta djeg banesën ku jeton” – 23-vjeçarja në Graçanicë denoncon ish-burrin, ai shkel urdhrin mbrojtës dhe përfundon në pranga

“Do ta djeg banesën ku jeton” – 23-vjeçarja në Graçanicë denoncon ish-burrin, ai shkel urdhrin mbrojtës dhe përfundon në pranga

Ekskluzive | E goditi me traktor dhe e la të lënduar në rrugë – 52-vjeçari arrestohet për tentim vrasje në Viti, ky është i dyshuari

Ekskluzive | E goditi me traktor dhe e la të lënduar në rrugë – 52-vjeçari arrestohet për tentim vrasje në Viti, ky është i dyshuari

Bizneset paralajmërojnë shtrenjtim deri në 10% të produkteve nga rritja e kostos së energjisë

Bizneset paralajmërojnë shtrenjtim deri në 10% të produkteve nga rritja e kostos së energjisë

“Keni gjak në duart tuaja” – protestuesit në Irlandë hedhin sende në drejtim të Bidenit | Momenti