Katër raunde IVF-i dhe një rrëfim i veçantë, Xhuli Nura zbulon detaje nga rrugëtimi drejt mëmësisë, një javë pasi u bë nënë

Katër raunde IVF-i dhe një rrëfim i veçantë, Xhuli Nura zbulon detaje nga rrugëtimi drejt mëmësisë, një javë pasi u bë nënë
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë binjakët e saj. Së fundmi, përmes një shkrimi të gjatë, ajo vendosi të ndajë një përmbledhje të rrugëtimit të saj, duke nisur nga periudha e shtatzënisë dhe deri te momenti kur u bë nënë. Ajo solli […]

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë binjakët e saj.

Së fundmi, përmes një shkrimi të gjatë, ajo vendosi të ndajë një përmbledhje të rrugëtimit të saj, duke nisur nga periudha e shtatzënisë dhe deri te momenti kur u bë nënë.

Ajo solli në jetë binjakët përmes metodës IVF, një proces për të cilin ishte komentuar edhe më herët. Përmes shkrimit të saj, Xhuli zbuloi se për një vit iu desh t’i nënshtrohej katër raundeve të IVF-it.

“Nuk muj mos me postu diçka që për mua kaq shumë rëndësi… Sot dua me i thanë FALIMINDERIT nga zemra Spitalit Amerikan 2 në Prishtinë dhe në veçanti Dr. Goksu, për mundësinë që ma dhatë me u ba nanë përmes metodës IVF. Një ëndërr që për mua u shndërrua në realitet dhe sot është dhurata më e madhe e jetës sime”.

“Një falënderim i veçantë shkon për krejt qikat e mija aty — Klajda, Blerta, Ornela, Vjosa — dhe për krejt stafin e spitalit. E di që për një vit, me 4 round-e IVF, ju kam lodhë… Ma bani hallall! Por ju falënderoj për çdo telefonatë, çdo këshillë, çdo fjalë, çdo kujdes dhe për durimin që patët me mu gjatë krejt këtij rrugëtimi”.

“Por mbi të gjitha, një SUPER FALËNDERIM shkon për krejt ata njerëz që më kanë mbështetë, pa marrë parasysh a kanë qenë familjarë, shoqëri apo thjesht njerëz që më kanë dashtë dhe kanë besu në mua. Me ba diçka që tek ne ende konsiderohet tabu, nuk është e lehtë”.

Përmes shkrimit, ajo tregoi gjithashtu se i qëndron besnike qëllimeve të saj, teksa ndau një mesazh emocionues për të gjitha gratë.

“Sepse kur je femër, kur je e arritur, e pavarur dhe e përmbushur si individ, fatkeqësisht ende ka njerëz që e shohin forcën e një gruaje si kërcënim për “burrninë” e tyre. Do të shahesh. Do të gjykohesh. Do të ofendohesh. Do të coptohesh nga fjalët e njerëzve të ligj”.

“Por unë tashmë e di shumë mirë se çfarë karakteri kam. Unë jam Juliana. Kur ia vendosi vetes një qëllim, e çoj deri në fund. Me mbështetje apo pa mbështetje. Me njerëz pranë apo krejt vetëm. Sepse kur Zoti ta fal një dëshirë kaq të madhe, ta fal edhe fuqinë me e përballu krejt rrugën deri te ajo”.

Në fund të shkrimit, Xhuli shprehu mirënjohje edhe për veten, duke reflektuar mbi sfidat dhe momentet e vështira që ka kaluar gjatë këtij rrugëtimi.

“Dhe sot dua me falënderu edhe VETEN. Për çdo ëndërr së cilës i kam qëndru besnike. Për çdo qëllim që nuk e kam braktisë. Për çdo herë që jam rrëzu dhe jam çu përsëri. Për çdo natë që kam qarë në heshtje, por të nesërmen kam vazhdu. Sepse sot e di… Një grua mundet me qenë gjithçka që dëshiron. Një grua mundet me kriju jetë. Një grua mundet me e ndërtu vetveten. Një grua mundet me ia dalë — edhe kur krejt bota i thotë që nuk mundet. Sot jam nanë e dy mrekullive”, përfundoi Xhuli në shkrimin e saj.

Lexo edhe

Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje, Kurti mashtrues tipik ordiner

Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje, Kurti mashtrues tipik ordiner

Kuçi i LDK-së i bashkohet protestës: Këtu kam ardhur për UÇK-në, vlerën më sublime të kombit

Kuçi i LDK-së i bashkohet protestës: Këtu kam ardhur për UÇK-në, vlerën më sublime të kombit

Hamza i përgjigjet Kurtit: Kjo që po shohim s’është aspak serioze, Ligji nuk i takon veç PDK-së

Hamza i përgjigjet Kurtit: Kjo që po shohim s’është aspak serioze, Ligji nuk i takon veç PDK-së

Katër raunde IVF-i dhe një rrëfim i veçantë, Xhuli Nura zbulon detaje nga rrugëtimi drejt mëmësisë, një javë pasi u bë nënë | Momenti