Katër persona të arrestuar për vrasjen e shqiptarit dhe policit belg në Bruksel

Katër persona të arrestuar për vrasjen e shqiptarit dhe policit belg në Bruksel

Katër persona të arrestuar për vrasjen e shqiptarit dhe policit belg në Bruksel

Katër persona janë arrestuar dhe po mbahen nga autoritetet belge, në lidhje me vrasjen e një shtetasi shqiptar në Bruksel, pranë selisë së Parlamentit Evropian.

Sponsor 3M Express

Të njëjtit persona dyshohet se disa orë më vonë kanë vrarë edhe një polic belg.

Ngjarja ndodhi më 12 tetor 2026, ndërsa lajmi është raportuar nga mediat belge.

Sipas The Brussels Times, shqiptari nuk kishte precedentë penalë në Belgjikë.

Megjithatë, vrasja dyshohet se lidhet me përplasjet në botën e narkotikëve dhe mund të ketë qenë një vrasje me pagesë.

Pas ngjarjeve, tre të dyshuar u arrestuan në Almería të Spanjës, ndërsa një tjetër në një stacion treni në Paris.

Sipas raportimeve, të katër janë transferuar në Belgjikë.

Ndërkohë, dy persona të tjerë ishin arrestuar në Bruksel menjëherë pas vrasjeve.

Njëri prej tyre është liruar për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme, ndërsa tjetri vazhdon të mbahet në paraburgim.

Të gjithë të dyshuarit janë nga Brukseli dhe njihen nga policia për lidhje të dyshuara me ambientet e narkotikëve.

Lexo edhe

Policia ndërhyn në Vushtrri, një person mbahet i shtrirë në tokë nga zyrtarët

Policia ndërhyn në Vushtrri, një person mbahet i shtrirë në tokë nga zyrtarët

Napoli hidhet në sulm për Gustavo Varelan, golashënuesin më të mirë të Serie A

Napoli hidhet në sulm për Gustavo Varelan, golashënuesin më të mirë të Serie A

Vitia në interpelancë, shpalos historikun e trajtimit të pacientes që ndërroi jetë nga kanceri

Vitia në interpelancë, shpalos historikun e trajtimit të pacientes që ndërroi jetë nga kanceri