Jashari, Vitisë: Nga 2021, pacientët në Kosovë përballen me mungesën e barnave esenciale

Jashari, Vitisë: Nga 2021, pacientët në Kosovë përballen me mungesën e barnave esenciale

Jashari, Vitisë: Nga 2021, pacientët në Kosovë përballen me mungesën e barnave esenciale

Deputetja nga PDK, Sala Jashari në interpelancën me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se nga viti 2021 pacientët në Kosovë përballen me mungesën e barnave esenciale.

“Këtë interpelancë e kemi iniciuar pas ankesave të shumta të qytetarëve për mungesën e barnave veçanërisht të atyre që përdoren në trajtimin e kancerit. Duam të dërgojmë mesazh të qartë, shëndetësia, sigurimi i barnave dhe përmirësimi i kushteve duhet të jetën prioritete reale buxhetore jo vetëm premtime në letër. Qytetarët kanë të drejta, institucionet kanë detyrime”, tha ajo nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Jashari tha se nëse një pacient në vend detyrohet të luftojë për të siguruar terapinë mjekësore, atëherë është papërgjegjësi e shtetit.

“Ne duhet të punojmë dhe të angazhohemi që asnjë pacient me kancer të mos zgjohet në mëngjes me shqetësimin nëse atë do ta ketë terapinë. Asnjë familje nuk duhet të detyrohet të hyjë në borxhe, të shesë pasurinë apo të kërkojë ndihmë nga të tjerët për të siguruar një barë që shteti e ka detyrim të ia u ofrojë. Sepse, kur një qytetar detyrohet të luftojë të sigurojë terapinë që i nevojitet për të jetuar atëherë kemi të bëjmë me  papërgjegjësi shtetërore”, tha ajo.

“Katër muaj zoti ministër, katër muaj pa barnën që i ndihmon në terapinë e kancerit. Për ju mundet me qenë vetëm një tender që është vonua, por për atë grua ishin katër muaj pritje të një bari, ndërsa sëmundja nuk pret.  Problemi i mungesës së barnave nuk ka filluar këtë muaj, ai po përsëritet prej vitesh. Prej viti 2021 ju keni mungesë të barnave esenciale, dhe problemet po iu vazhdojnë vit pas viti’’, ka thënë ajo.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Masa të shtuara sigurie në Prishtinë para sfidës Kosovë – Izrael

Masa të shtuara sigurie në Prishtinë para sfidës Kosovë – Izrael

Ndërprerja e shërbimeve të Microsoft, çfarë shkoi keq dhe a rrezikohen të dhënat tona?

Ndërprerja e shërbimeve të Microsoft, çfarë shkoi keq dhe a rrezikohen të dhënat tona?

Rusia kërkoi që Finlanda të largohet nga NATO – zbulohen detaje të tjera gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

Rusia kërkoi që Finlanda të largohet nga NATO – zbulohen detaje të tjera gjatë bisedimeve në Abu Dhabi