Kamioni përplaset me disa automjete dhe përfshihet nga flakët – raportohet për 14 viktima në Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe

Në një përplasje dhe zjarr, në të cilat u përfshinë një kamion dhe disa automjete të tjera në emiratin e Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë mbetur 14 persona të vdekur dhe janë lënduar 30 të tjerë, njoftoi policia të enjten.

Sponsor 3M Express

Ky është një nga aksidentet rrugore më vdekjeprurëse në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Policia e Fujairah bëri të ditur se drejtuesi i kamionit humbi kontrollin e mjetit pak para mesnatës në rrugën “Sheikh Khalifa bin Zayed”, pranë hyrjes për në Fujairah.

Sipas policisë, kamioni goditi një automjet tjetër, më pas u përmbys dhe përplasi disa automjete të tjera që kishin ndaluar për shkak të lëvizjes së ngadaltë të trafikut, përcjell Telegrafi.

Policia shtoi se në kamion shpërtheu një zjarr, i cili u përhap edhe në disa nga automjetet e dëmtuara.

Pesëmbëdhjetë nga të lënduarit janë larguar nga spitali, ndërsa 15 të tjerë vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor, njoftoi policia e Fujairah.

Mes viktimave kishte shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa autoritetet po përdorin testet e ADN-së për të identifikuar disa nga viktimat e tjera.

Ekipet e emergjencës, mbrojtja civile, ekipet e ambulancave dhe policia mbërritën në vendngjarje, shuan zjarrin, dërguan të plagosurit në spitale dhe siguruan zonën, bëri të ditur policia. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kosova dhe Portugalia synojnë forcimin e bashkëpunimit bilateral

Kosova dhe Portugalia synojnë forcimin e bashkëpunimit bilateral

Gjakova anëtarësohet në Ligën e Qyteteve Historike të Botës

Gjakova anëtarësohet në Ligën e Qyteteve Historike të Botës

Kurti takon Magyarin: Jemi të interesuar për një intensitet të ri marrëdhëniesh Kosovë-Hungari

Kurti takon Magyarin: Jemi të interesuar për një intensitet të ri marrëdhëniesh Kosovë-Hungari

Kamioni përplaset me disa automjete dhe përfshihet nga flakët – raportohet për 14 viktima në Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe | Momenti