Junik, 5 institucione do të funksionojnë me efiçiencë të energjisë | Video

Junik, 5 institucione do të funksionojnë me efiçiencë të energjisë | Video

Junik, 5 institucione do të funksionojnë me efiçiencë të energjisë | Video

Objekti i Komunës së Junikut, shkolla fillore “Edmon Hoxha”, gjimnazi “Kuvendi i Junikut”, Çerdhja për fëmijë “Yjet e Gjeravicës” dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare janë pesë institucionet e rëndësishme në këtë komunë të cilat tash e tutje do të funksionojnë me efiçiencë të energjisë. Kjo u bë e mundur falë investimeve të Bashkimit evropian, në kuadër të programit ndërkufitar IPA Shqipëri-Kosovë dhe projektit “EFFORT”.

“Me implementimin e këtij projekti ne presim të kemi fatura shumë më të ulëta të energjisë elektrike sepse ngrohjen nuk e bëjmë më me naftë por përmes paneleve solare ndërsa do të rriten në një masë shumë të madhe cilësia e shërbimeve shëndetësore për pacientët tanë që është e një rëndësie të veçantë”, ka thënë Dr Ali Kuçi, udhëheqës në QKMF në Junik.

Sponsor 3M Express

Pas përfundimit me sukses të këtij programi, përfaqësuesja e BE, Rita Heikkinen tha se projekti paraqet një hap të rëndësishëm drejt promovimit të energjisë së ripërtëritshme dhe ndërtimit të politikave të qëndrueshme zhvillimore në nivel lokal në komunën e Junikut dhe Bashkisë së Mirditës.

“Jam shumë e lumtur që këto investime do të mundësojnë përfitime mjaft të mëdha të komunitetit të këtushëm në aspektin e efiçiencës së energjisë dhe zvogëlimit të kostove energjetike. Ky projekt ndërkufitar ka bërë bashkë komitetet e dy anëve të kufirit rreth sfidave të përbashkëta me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve qoftë përmes transmisionit të gjelbër, mbrojtjes mjedisore, turizmit, kulturës dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Ritva Heikkinen, përfaqësuese e BE-së.

“Ne jemi shumë mirënjohës fillimisht Bashkimit Evropian që me fondet e tyre na e dhanë mundësinë për të bërë këto investime, pastaj edhe komunës së Junikut e cila ka ndikuar drejtpërdrejt që procesi të jetë sa më thjeshtë edhe të bëhet me i prekshëm për të gjithë qytetarët. Nafta dhe peleti nuk do të përdorën më në këto objekte kështu që kemi së paku 50 mijë euro kursime në vit. Pra përveç impaktit mjedisor, reduktimeve të emetimit të karbonit kështu që ne flasim për një rritje të ndjeshme të kursimeve por edhe të mirëqenies”, ka thënë Elvis Ndreka, menaxher i projektit “EFFORT”.

“Objektet kryesisht kanë pasur investime në masat e efiçiencës, vendosjen e paneleve solare, ndërrimin e ngrohtoreve nga ato me naftë në sistem me pompa si dhe ndërrimin e dritareve të objektit të komunës së Junikut dhe QKMF, ndërsa të gjitha këto investime janë sipas standardeve të BE-së”, ka thënë Demokrat Ganijaj, koordinator i projektit (KK Junik).

Sipas koordinatorëve, projekti ndërkufitar IPA Shqipëri-Kosovë kap vlerën mbi 463 mijë euro.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nga vrasja e motrës me vëllain, te tragjedia e babait me foshnjën – kronologjia e 23 ditëve që tronditën Gjilanin

Nga vrasja e motrës me vëllain, te tragjedia e babait me foshnjën – kronologjia e 23 ditëve që tronditën Gjilanin

Sulmet ruse lënë mijëra familje pa energji elektrike në Ukrainë, armëpushimi në Herson drejt përfundimit

Sulmet ruse lënë mijëra familje pa energji elektrike në Ukrainë, armëpushimi në Herson drejt përfundimit

Osmani në Oxford Union: Për sa kohë që fati i të zhdukurve mbetet i pazbardhur, lufta nuk ka përfunduar për familjet e tyre

Osmani në Oxford Union: Për sa kohë që fati i të zhdukurve mbetet i pazbardhur, lufta nuk ka përfunduar për familjet e tyre