Joseph: Bashkimi Evropian duhet t’i trajtojë privatisht kritikat ndaj Kosovës, Serbia po përfiton

Joseph: Bashkimi Evropian duhet t’i trajtojë privatisht kritikat ndaj Kosovës, Serbia po përfiton

Joseph: Bashkimi Evropian duhet t’i trajtojë privatisht kritikat ndaj Kosovës, Serbia po përfiton

Profesori amerikan, Edward Joseph, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i trajtojë privatisht shqetësimet për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa thekson se Kosova ka të drejtë t’i kritikojë ato. 

Sponsor 3M Express

Joseph i ka cilësuar të gabuara kritikat publike të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës lidhur me ndryshimet në ligj, duke vlerësuar se një qasje e tillë e vështirëson dialogun dhe i krijon hapësirë Serbisë që të përfitojë politikisht.

“Këto kritika publike të Bashkimit Evropian janë gabim. Marta Kos e di shumë mirë se Kosova është e përfshirë në një dialog. BE-ja vazhdimisht po e shtyn përpara dialogun, e megjithatë, me këto kritika publike ndaj të drejtës së Kosovës për t’i kritikuar Dhomat e Specializuara, po e vështirëson pikërisht këtë mundësi”, deklaroi Joseph.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian ka të drejtë të shprehë shqetësime dhe vërejtje lidhur me ligjin, por, sipas tij, këto çështje duhet të trajtohen përmes komunikimit privat.

“Këto çështje duhet të trajtohen në mënyrë private. Nëse kanë shqetësime, dhe është plotësisht e ligjshme që BE-ja të ketë shqetësime dhe vërejtje lidhur me ligjin, atëherë duhet t’i shprehin ato privatisht. Duhet ta bëjnë këtë në mënyrë private, sepse Serbia po përfiton nga këto kritika publike dhe ka përfituar edhe nga aktgjykimi”, u shpreh ai.

Sipas Josephit, ekzistojnë mekanizma dhe formate përmes të cilave Kosova dhe Bashkimi Evropian mund t’i trajtojnë mospajtimet, por se Brukseli duhet ta kuptojë se Dhomat e Specializuara nuk janë të përjashtuara nga kritikat.

“Mendoj se kjo çështje mund të çohet përpara, pasi ekzistojnë kanale dhe formate përmes të cilave mund të trajtohen këto pyetje. Megjithatë, ekziston një pikë thelbësore që BE-ja duhet ta kuptojë: Dhomat e Specializuara nuk janë mbi kritikat. Ato nuk janë mbi kritikat”, theksoi Joseph.

Ai shtoi se Kosova ka të drejtë t’i kritikojë Dhomat e Specializuara dhe se, sipas tij, edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pranuar të drejtën e Kosovës për ta ndryshuar ligjin.

“Kosova ka të drejtë t’i kritikojë ato. Madje, edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar këtu se Kosova, si shtet sovran, ka të drejtë ta ndryshojë ligjin. Edhe Von der Leyen e ka thënë këtë”, u shpreh ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Joseph: Bashkimi Evropian duhet t’i trajtojë privatisht kritikat ndaj Kosovës, Serbia po përfiton appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Mourinho: Guleri, ky punëtor i madh

Mourinho: Guleri, ky punëtor i madh

Dhjetëra të arrestuar në Paris, protestat përhapen në gjithë Francën

Dhjetëra të arrestuar në Paris, protestat përhapen në gjithë Francën

Të shtënat ndaj një servisi dhe plagosja e një 54-vjeçari, arrestohen dy autorët në Tiranë

Të shtënat ndaj një servisi dhe plagosja e një 54-vjeçari, arrestohen dy autorët në Tiranë

Joseph: Bashkimi Evropian duhet t’i trajtojë privatisht kritikat ndaj Kosovës, Serbia po përfiton | Momenti