Jona reagon pas eliminimit nga BBVK: Nominimin dhe largimin i përjetova si shumë të padrejtë

Jona reagon pas eliminimit nga BBVK: Nominimin dhe largimin i përjetova si shumë të padrejtë

Jona reagon pas eliminimit nga BBVK: Nominimin dhe largimin i përjetova si shumë të padrejtë

Jona ka reaguar për herë të parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova 5”, gjatë spektaklit të së hënës, duke ndarë me ndjekësit emocionet dhe përjetimet e saj nga kjo eksperiencë.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi të gjatë në Instagram, ish-banorja ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, duke pranuar se nuk e kishte pritur një dashuri kaq të madhe nga publiku.

Megjithatë, ajo nuk e ka fshehur pakënaqësinë për mënyrën se si përfundoi rrugëtimi i saj në këtë format, duke e cilësuar nominimin dhe eliminimin si të padrejtë.

“Sa i përket nominimit edhe mënyrës qysh përfundoi rrugëtimi jem, me qenë e sinqertë, i kom përjetu si shumë të padrejta. Por, në fund të fundit, kjo është loja dhe duhet me e pranu ashtu qysh ka ardhë”, ka shkruar Jona.

Ajo ka treguar gjithashtu se dy javët e para në shtëpinë e BBVK-së kanë qenë jashtëzakonisht të vështira për të në aspektin emocional.

Jona është shprehur e penduar që nuk pati mundësinë ta shfaqte potencialin e saj të vërtetë gjatë qëndrimit në këtë format.

Ish-banorja ka lënë të kuptohet edhe se është zhgënjyer nga disa persona, për të cilët kishte menduar se ia dëshironin të mirën.

Pavarësisht këtyre përjetimeve, ajo ka thënë se dëshiron ta shohë këtë eksperiencë nga ana pozitive, duke e konsideruar largimin nga Big Brother jo si fund, por si fillim të diçkaje të re.

“Ju ve ju kam borxh me e pa Jonën në versionin e saj ma të plotë, ashtu qysh jam në të vërtetë”, ka përfunduar ajo.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Grupi për Specialen miraton strategjinë për Apelin në Hagë, pritet takim edhe me ndërkombëtarët

Grupi për Specialen miraton strategjinë për Apelin në Hagë, pritet takim edhe me ndërkombëtarët

Kurti në Bruksel: Lyp status kandidati e dorëzim të Radoiçiqit (VIDEO)

Kurti në Bruksel: Lyp status kandidati e dorëzim të Radoiçiqit (VIDEO)

Rezoluta kroate: Vukovari, Kosova në PE, Serbia në shok (VIDEO)

Rezoluta kroate: Vukovari, Kosova në PE, Serbia në shok (VIDEO)

Jona reagon pas eliminimit nga BBVK: Nominimin dhe largimin i përjetova si shumë të padrejtë | Momenti