U përurua rruga “Jim Xhema”, e njohur si Rruga A, një ndër projektet e mëdha infrastrukturore të kryeqytetit.

Në ceremoninë e organizuar te rrethrrotullimi që lidh Rrugën B me Rrugën A, mori pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me bashkëpunëtorë.
Rama i shprehu mirënjohje të thellë veprimtarit të shquar të çështjes shqiptare në SHBA Jim Xhema, emrin e të cilit e mban kjo rrugë.
Rama: Dua nga këtu të falënderoj zotin Jim Xhema për kontributin e madh për lirinë e vendit tonë
Video:
“Në këtë ditë të ftohtë kemi një rast special hapim këtë pjesë të rrugës “Jim Xhema”, një kilometër e gjysmë. Dua nga këtu të falënderoj zotin Jim Xhema për kontributin emadh për lirinë e vendit tonë”, tha Rama.
Në janar të vitit 2023, Kuvendi Komunal i Prishtinës vendosi që Rruga A të emërtohej “Jim Xhema”, në nderim të veprimtarit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa punimet nisën zyrtarisht në prill të po atij viti.
Rruga A është ndër projektet më të përfolura infrastrukturore në Prishtinë, realizimi i së cilës është përcjellë me vonesa dhe ndërprerje të punimeve.
Punimet nisën zyrtarisht në prill të vitit 2023.





