Kurti pritet nga Costa dhe Von der Leyen në Bruksel

Kurti pritet nga Costa dhe Von der Leyen në Bruksel

Kurti pritet nga Costa dhe Von der Leyen në Bruksel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në nisje të samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Kështu ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

Sponsor 3M Express

Kurti, në deklarimin e tij për media në nisje të samitit, ka kërkuar që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE, duke theksuar se tashmë kjo është çështje urgjence.

“Nuk po kërkojmë shpërblim, privilegj apo favor, po kërkojmë vetëm që të njihet dhe pranohet përparimi i Kosovës, sa i përket avancimit demokratik, rritjes ekonomike, luftës kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, të drejtave politike dhe lirive civile”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka kërkuar gjithashtu që Serbia të arrestojë dhe të dorëzojë Milan Radoiçiqin.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Costa: BE-ja rikonfirmon perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Costa: BE-ja rikonfirmon perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Triumf bindës i Barcelonës në Azerbejxhan

Triumf bindës i Barcelonës në Azerbejxhan

Barça me “poker” ndaj Sabah

Barça me “poker” ndaj Sabah