“Jo çdo betejë fitohet, por për Kosovën luftohet me zemër” – Ilir Krasniqi pas mbylljes së sezonit në Ligën e Kombeve

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Ilir Krasniqi, ka reaguar me një mesazh emocional, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe përkrahur.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Krasniqi ka theksuar se jo çdo betejë përfundon me fitore, por përfaqësimi i Kosovës mbetet një përgjegjësi që kërkon përkushtim dhe luftë me zemër.

Ky reagim vjen pas barazimit në shtëpi me Izraelin (0-0) dhe humbjes me Irlandën (3-0).

“Jo çdo betejë fitohet… por çdo betejë për Kosovën luftohet me zemër. Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj”, ka shkruar mbrojtësi kosovar.

Mesazhi i tij vjen si një falënderim për përkrahjen e marrë, ndërsa Krasniqi ka shprehur edhe një herë lidhjen dhe përkushtimin e tij ndaj fanellës së Kosovës.

Ai ishte një nga lojtarët e vetëm që i zhvilloi të gjitha ndeshjet e plota me Kosovën në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Real Madridi i vendos çmim prej 150 milionë eurosh Vinicius Juniorit

Real Madridi i vendos çmim prej 150 milionë eurosh Vinicius Juniorit

Në pritje të festave të fundvitit, 10 filma që duhet t’i shikoni gjatë netëve të ftohta të nëntorit

Në pritje të festave të fundvitit, 10 filma që duhet t’i shikoni gjatë netëve të ftohta të nëntorit

Kurti ha “darkë” gjatë seancës

Kurti ha “darkë” gjatë seancës