Masa të shtuara sigurie në Prishtinë para sfidës Kosovë – Izrael

Masa të shtuara sigurie në Prishtinë para sfidës Kosovë – Izrael

Masa të shtuara sigurie në Prishtinë para sfidës Kosovë – Izrael

Një ditë para ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Izraelit në futboll, në kuadër të Ligës së Kombeve, janë shtuar masat e sigurisë përreth stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë raporton Ekonomia Online

Sponsor 3M Express

Të gjitha rrugët që shpien drejt stadiumit të kryeqytetit janë bllokuar nga Policia për qarkullimin e automjeteve, ndërsa në disa pjesë janë vendosur edhe shirita sigurie me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë.

Kosova dhe Izraeli ballafaqohen të shtunën në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova është e dyta në Grupin B3 me pesë pikë. Pesë pikë i ka edhe Irlanda, e cila renditet në vendin e tretë.

Synimi i Kosovës është qëndrimi në Ligën B edhe për edicionin e ardhshëm.

Në dhjetor, Kosova do t’i mësojë kundërshtarët e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028. Kualifikimet nisin në mars të vitit të ardhshëm.

Kosova dhe Izraeli janë përballur tri herë në të kaluarën. Dy ndeshje kanë përfunduar baras, ndërsa ndeshjen e 12 nëntorit 2023, të zhvilluar në Prishtinë, e kishte fituar Kosova me rezultat 1:0.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Kërkesa për palbociclib u dyfishua, tenderi i parë dështoi”, Vitia shpjegon mungesën e barnave në Onkologji

“Kërkesa për palbociclib u dyfishua, tenderi i parë dështoi”, Vitia shpjegon mungesën e barnave në Onkologji

Kapiteni i Izraelit para ndeshjes: Kosova është ekip i shkëlqyer, na pret një pengesë e vështirë

Kapiteni i Izraelit para ndeshjes: Kosova është ekip i shkëlqyer, na pret një pengesë e vështirë

Deputetja Jashari: Barnat për trajtimin e kancerit mungojnë që nga 14 gushti, pacientët mbesin pa terapi

Deputetja Jashari: Barnat për trajtimin e kancerit mungojnë që nga 14 gushti, pacientët mbesin pa terapi

Masa të shtuara sigurie në Prishtinë para sfidës Kosovë – Izrael | Momenti