Izraeli vendos ushtrinë në gjendje gatishmërie për përvjetorin e 7 tetorit dhe paralajmëron banorët e Gazës

Izraeli vendos ushtrinë në gjendje gatishmërie për përvjetorin e 7 tetorit dhe paralajmëron banorët e Gazës
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit deklaroi të martën se e ka vendosur ushtrinë në gjendje të lartë gatishmërie para përvjetorit të sulmit të Hamasit të 7 tetorit 2023, duke paralajmëruar se banorët e Gazës do të paguanin një “çmim të rëndë” nëse forcat izraelite do të pësonin dëme. Zyra e Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, […]

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit deklaroi të martën se e ka vendosur ushtrinë në gjendje të lartë gatishmërie para përvjetorit të sulmit të Hamasit të 7 tetorit 2023, duke paralajmëruar se banorët e Gazës do të paguanin një “çmim të rëndë” nëse forcat izraelite do të pësonin dëme.

Zyra e Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se ky urdhër erdhi “në dritën e informacioneve të inteligjencës lidhur me synimet e Hamasit për të kryer sulme dhe operacione terroriste kundër forcave tona në Gaza në atë ditë”.

“Nëse, larg qoftë, forcat tona pësojnë dëme, ata që do të paguajnë çmimin e rëndë do të jenë Hamasi dhe popullsia e Gazës – në përmasa të jashtëzakonshme”, citohet të ketë thënë deklarata, përcjell Telegrafi.

Sulmi i Hamasit i 7 tetorit 2023 ishte dita më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit, duke shkaktuar vdekjen e 1.221 personave, sipas një llogaritjeje të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare izraelite.

Gjithashtu, militantët morën peng dhe dërguan në Gaza 251 persona, 44 prej të cilëve tashmë kishin vdekur.

Si përgjigje, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake që e ka shndërruar pjesën më të madhe të Gazës në gërmadha dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 74.200 personave, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, shifrat e së cilës konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara.

Që nga shpallja e armëpushimit tetorin e kaluar, forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 1.440 persona në Gaza, sipas ministrisë.

Të hënën, gjatë një ceremonie shtetërore për të shënuar trevjetorin e sulmit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se “nuk do të ketë sundim të Hamasit në Gaza” dhe u zotua se do të vazhdojë të shënjestrojë këdo që ishte përfshirë në sulm ose që mbante pengje. /Telegrafi/

Lexo edhe

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%