Ismaili pasi e uroi Shiroka-Pulën, ia vendosi emblemën e UÇK-së në xhaketë

Ismaili pasi e uroi Shiroka-Pulën, ia vendosi emblemën e UÇK-së në xhaketë
Nënkryetari i PDK-së, deputeti Uran Ismaili, pasi e ka uruar mbrëmë ish-bashkëpartiaken Justina Shiroka-Pulën, menjëherë pas zgjedhjes së saj presidente, ia vendosi edhe emblemën e UÇK-së në xhaketë. Ky gjest simbolik përmbylli një natë me dy vendime të rëndësishme për vendin: miratimin e ligjit që mbron UÇK-në dhe zgjedhjen e presidentes së re. “PDK-ja ka […]

Nënkryetari i PDK-së, deputeti Uran Ismaili, pasi e ka uruar mbrëmë ish-bashkëpartiaken Justina Shiroka-Pulën, menjëherë pas zgjedhjes së saj presidente, ia vendosi edhe emblemën e UÇK-së në xhaketë.

Ky gjest simbolik përmbylli një natë me dy vendime të rëndësishme për vendin: miratimin e ligjit që mbron UÇK-në dhe zgjedhjen e presidentes së re.

“PDK-ja ka insistuar në miratimin e këtij ligji, duke e konsideruar mbrojtjen e UÇK-së dhe të çlirimtarëve prioritet shtetëror dhe obligim ndaj historisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Pula-Shiroka ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e PDK-së, duke shërbyer si deputete dhe ministre. Së fundmi, ajo ka mbajtur detyrën e kryetares së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës./Klankosova.tv

Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Ismaili pasi e uroi Shiroka-Pulën, ia vendosi emblemën e UÇK-së në xhaketë | Momenti