Ilir Meta nga burgu uron presidenten e re të Kosovës

Ilir Meta nga burgu uron presidenten e re të Kosovës
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg ka uruar presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula. Meta në një postim në Facebook shkruan se forcimi i institucioneve të Kosovës është në dobi të qytetarëve, të stabilitetit demokratik dhe të së ardhmes evropiane të vendit. Lexoni të plotë postimin e tij: […]

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg ka uruar presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Meta në një postim në Facebook shkruan se forcimi i institucioneve të Kosovës është në dobi të qytetarëve, të stabilitetit demokratik dhe të së ardhmes evropiane të vendit.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Urimet më të përzemërta Prof. Justina Shiroka-Pula, akademikes së mirënjohur, për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të Presidentes së Kosovës.

Përgëzime të gjithë deputetëve që dëshmuan mbrëmë pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e lartë politike për kapërcimin e një situate sfiduese për Kosovën.

Forcimi i institucioneve të Kosovës është në dobi të qytetarëve, të stabilitetit demokratik dhe të së ardhmes evropiane të vendit.

Konsolidimi i demokracisë funksionale dhe avancimi i proceseve europianizuese duhet të mbeten një përpjekje e përbashkët, në funksion të një Kosove më demokratike dhe më të integruar në familjen evropiane. /Telegrafi/

Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Ilir Meta nga burgu uron presidenten e re të Kosovës | Momenti