Sot (e premte), 20 nëntor 2026, është hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, për ndeshjet e “play-off”-it dhe çerekfinaleve në Ligën e Kombeve.

Janë përcaktuar çiftet e playoff-it në Ligën A dhe B, si dhe në Ligën B dhe C, me disa përballje interesante në garën për ndryshimin e ligës.
Në playoff-in mes Ligës A dhe B do të takohen Irlanda me Kroacinë, Bosnja dhe Hercegovina me Danimarkën, Hungaria me Serbinë dhe Sllovenia me Uellsin.
Ndërkohë, në çiftet e playoff-it mes Ligës B dhe C, Qipro do të përballet me Maqedoninë e Veriut, Estonia me Rumaninë, Ishujt Faroe me Gjeorgjinë, ndërsa Bjellorusia me Izraelin.
Në çerekfinale të Ligës së Kombeve janë rezervuar disa përballje të nivelit më të lartë, ku vëmendja kryesore do të jetë te dueli mes Spanjës dhe Francës, dy prej përfaqësueseve më të forta të futbollit evropian.
Një tjetër përballje interesante është ajo mes Norvegjisë dhe Anglisë, ku skuadra e Erling Haalandit do të sfidojë një prej pretendenteve kryesore për trofeun. Holanda dhe Portugalia do të matin forcat në një duel mes dy kombëtareve me traditë të madhe, ndërsa Belgjika dhe Gjermania premtojnë një tjetër përballje të fortë, me dy skuadra që synojnë të rikthehen në majat e futbollit evropian.
Ndryshe, ndeshjet eliminatore zhvillohen në dy ndeshje, ku rezultati i përgjithshëm vendos. Nëse rezultati është i barabartë pas 180 minutash, do të luhen dy periudha shtesë prej 15 minutash secila. Nëse ende nuk ka fitues, ndeshja do të vendoset me goditje penalltish. Rregulli i golave në udhëtim nuk zbatohet.
Për dallim nga ndeshjet eliminatore, ndeshjet çerekfinale do të luhen për të kaluar në gjysmë finale e pastaj në finale, në kërkim të trofeut të Ligës së Kombeve.
Ndeshjet e para të fazës ‘play-off’ do të luhen të enjten, më 25 mars ose të shtunën, më 27 mars 2027. Ndeshjet e kthimit janë planifikuar për të dielën, më 28 mars ose të martën, më 30 mars.
Çiftet e playoff-it të Ligës A dhe B
Irlanda – Kroacia
Bosnja dhe Hercegovina – Danimarka
Hungaria – Srebia
Sllovenia – Uellsi
Çiftet e playoff-it të Ligës B dhe C
Qipro – Maqedonia e Veriut
Estonia – Rumania
Ishujt Faroe – Gjeorgji
Bjellorusi – Izrael
Çiftet çerekfinale të Ligës së Kombeve
Spanja – Franca
Norvegjia – Anglia
Holanda – Portugalia
Belgjika – Gjermania
/Telegrafi/





