Haziri u bën thirrje protestuesve: Mos gjuani mjete piroteknike drejt policisë

Haziri u bën thirrje protestuesve: Mos gjuani mjete piroteknike drejt policisë
Organizatori i protestave, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve të mbledhur në shesh që të mos hedhin mjete piroteknike apo çfarëdo objekti tjetër në drejtim të Policisë së Kosovës. Duke iu drejtuar turmës, Haziri ka thënë se së shpejti do të vendosen tendat, ndërsa protestuesit do të qëndrojnë në shesh deri në votimin e […]

Organizatori i protestave, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve të mbledhur në shesh që të mos hedhin mjete piroteknike apo çfarëdo objekti tjetër në drejtim të Policisë së Kosovës.

Duke iu drejtuar turmës, Haziri ka thënë se së shpejti do të vendosen tendat, ndërsa protestuesit do të qëndrojnë në shesh deri në votimin e Ligjit për Specialen, transmeton Klankosova.tv.

“Ju lus edhe një herë, mos gjuani as mjete piroteknike, asgjë në drejtim të policisë. Policia është e jona dhe është me ne, nuk është e nënshtruar ndaj pushtetit. Mos gjuani asgjë. Tash do t’i vendosim tendat dhe do të presim derisa të votohet ky ligj”, tha Haziri.

Ai u bëri thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin çdo veprim që mund të çojë në përshkallëzim të situatës./Klankosova.tv

Lexo edhe

Ferdinand shokon për Bellingham: Po i tejkalon Zidanen, Lampardin, Xavin e Gerrardin

Ferdinand shokon për Bellingham: Po i tejkalon Zidanen, Lampardin, Xavin e Gerrardin

Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për President

Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për President

Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni

Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni

Haziri u bën thirrje protestuesve: Mos gjuani mjete piroteknike drejt policisë | Momenti