Organizatori i protestës ‘Jo në emrin tim!’, Çlirim Haziri në fjalën e tij, deklaroi se gjatë protestës së djeshme, sipas tij, ra perdja e fundit të fytyrës së pushtetit në vend.
Ai tha se turpi më i madh i ditës së hënë, sipas tij, ishte rrahja e pamëshirshme e veteranëve të UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.
“Motra e vëllezër, qytetarë të lënduar por të pathyeshëm, qytetarë të qëndresës. Dita e djeshme zbuloi fytyrën e vërtetë të këtij pushteti. Dje ra edhe perdja e fundit, rinia e këtij vendi hodhi fishekzjarre në shenjë proteste, por përgjigjen që e mori nga shteti ynë ishte shkopi i hekurt i pushtetit. Me urdhër të Albin Kurtit e Xhelal Sveçlës, dje u gjakosën sheshet e Prishtinës, u rrahën qytetarët e u goditën familjarët e dëshmorëve, por më e dhimbshmja, turpi më i rëndë që ka parë ndonjëherë faqja e dheut, u rrahën pamëshirshëm veteranët e UÇK-së”, tha ai.




