Haxhiu takon Wylita Bell, në fokus forcimi i partneritetit Kosovë–SHBA

Haxhiu takon Wylita Bell, në fokus forcimi i partneritetit Kosovë–SHBA

Haxhiu takon Wylita Bell, në fokus forcimi i partneritetit Kosovë–SHBA

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wylita Bell, ku në fokus ishte bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e Kuvendit në legjislaturën e njëmbëdhjetë, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me institucionet amerikane.

Sponsor 3M Express

Haxhiu theksoi rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar atë si thelbësor për avancimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes dhe thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Protestat për çmimet e karburantit në Francë po i japin hov të djathtës ekstreme

Protestat për çmimet e karburantit në Francë po i japin hov të djathtës ekstreme

Kosova renditet e dyta në Evropë për inovacionin kundër korrupsionit

Kosova renditet e dyta në Evropë për inovacionin kundër korrupsionit

Britania dërgon avionë luftarakë për mbrojtjen e Arabisë Saudite nga Huthët

Britania dërgon avionë luftarakë për mbrojtjen e Arabisë Saudite nga Huthët