Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin

Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin

Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nesër do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Konferencën Botërore për e-Parlamentin (World e-Parliament Conference). Konferenca do të mbahet më 17 dhe 18 nëntor në Parlamentin Evropian dhe organizohet nga Unioni Ndërparlamentar dhe Parlamenti Evropian.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, konferenca mbledh deputetë, sekretarë të përgjithshëm dhe zyrtarë të lartë të parlamenteve nga e gjithë bota. Tema qendrore e këtij edicioni është forcimi i demokracisë dhe i institucioneve parlamentare përmes transformimit digjital, me theks të veçantë në përdorimin e inteligjencës artificiale.

Bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në Bruksel, Haxhiu do të zhvillojë takime me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe kryetarin e Senatit të Belgjikës, Vincent Blondel, si dhe me deputetë të Parlamentit Evropian dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Në këto takime do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për kërkesën e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Klankosova.tv

Lexo edhe

Kontratat e reja për mësimdhënësit në Prishtinë, 40 orë pune në javë por jo obligative në shkollë

Kontratat e reja për mësimdhënësit në Prishtinë, 40 orë pune në javë por jo obligative në shkollë

Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri

Digjet tërësisht një barakë në Shkup, brenda gjendet trupi i pajetë i një burri

Luzati, arti modern dhe pamjet e Malit të Buzë Bredhit

Luzati, arti modern dhe pamjet e Malit të Buzë Bredhit