Në kohën kur rrjetet sociale janë mbushur me përmbajtje të krijuar nga inteligjenca artificiale, një krijim i pazakontë ka tërhequr vëmendjen, por këtë herë nuk bëhet fjalë për AI.

Një mjeshtër i modeleve miniaturë ka ndërtuar me dorë një makinë të vogël, të ngjashme me modelin Suzuki Karimun, duke përdorur plastikën e çakmakëve njëpërdorimësh.
Në një video të publikuar në YouTube, shihet i gjithë procesi i ndërtimit të makinës, nga copëtimi i plastikës deri te montimi i pjesëve më të vogla.
Për realizimin e saj janë përdorur çakmakë me ngjyra të ndryshme, prej të cilëve janë krijuar karroceria, dritaret, ulëset, timoni dhe pjesët e tjera të automjetit, përcjell Telegrafi.
– YouTube www.youtube.com
Çdo pjesë është prerë, lëmuar dhe ngjitur me dorë, duke kërkuar saktësi dhe shumë durim.
Për rrotat, mjeshtri ka shfrytëzuar rrotëzat metalike të çakmakëve, ndërsa izoluesin e telave e ka përdorur për të krijuar gomat.
Edhe pjesët më të vogla janë realizuar nga elementet e çakmakëve, përfshirë grilën e përparme, ulëset dhe levën e ndërrimit të shpejtësive.
Rezultati është një makinë miniaturë që jo vetëm duket si një Suzuki i vërtetë, por mund edhe të lëvizë mbi rrotat e saj.
Krijuesi ka publikuar edhe më parë video të ngjashme, disa vite përpara se përmbajtjet e krijuara nga inteligjenca artificiale të bëheshin kaq të përhapura. /Telegrafi/




