Haradinaj përkujton Adrian Krasniqin: Ishte mik dhe bashkëluftëtar në rrugën e lirisë

Haradinaj përkujton Adrian Krasniqin: Ishte mik dhe bashkëluftëtar në rrugën e lirisë

Haradinaj përkujton Adrian Krasniqin: Ishte mik dhe bashkëluftëtar në rrugën e lirisë

Kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar gjeneralmajorin Adrian Krasniqi, duke e cilësuar si mik dhe bashkëluftëtar në rrugën drejt lirisë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar guximin dhe përkushtimin e Krasniqit, duke thënë se ai ishte shembull për brezat e rinj dhe simbol i dashurisë për atdheun.

Sponsor 3M Express

“Gjeneralmajor Adrian Krasniqin e kisha mik dhe bashkëluftëtar në rrugën e lirisë. Zemërbardhë e guximtar i pashoq, ai mishëronte frymën e lirisë për të cilën luftuam dhe për të cilën ai dha jetën.

Shembull e udhërrëfyes për brezat, për ta kuptuar se sa kushton liria dhe sa e madhe është dashuria për atdheun.

Lavdi Adrianit dhe gjithë të rënëve për liri!”, ka shkruar Haradinaj.

 

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Sfidat e sigurisë për Iranin rëndohen nga rritja e kryengritjes së armatosur brenda vendit

Sfidat e sigurisë për Iranin rëndohen nga rritja e kryengritjes së armatosur brenda vendit

Zulfaj në Bruksel kërkon avancimin e statusit të Kosovës në vend kandidat për BE

Zulfaj në Bruksel kërkon avancimin e statusit të Kosovës në vend kandidat për BE

Protesta për të katërtën ditë, tensione dhe dëmtime në disa qytete të Shqipërisë

Protesta për të katërtën ditë, tensione dhe dëmtime në disa qytete të Shqipërisë

Haradinaj përkujton Adrian Krasniqin: Ishte mik dhe bashkëluftëtar në rrugën e lirisë | Momenti