Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar për media pas përfundimit të takimeve me përfaqësues e deputetë të partisë së tij.
Para gazetarëve, Hamza tha se Projektligji për Specialen duhet të kalojë sot në lexim të dytë, pasi sipas tij, nuk ka asnjë arsye që kjo të mos ndodhë, transmeton Klankosova.tv.
“Është qëndrim i përbashkët, është kërkesë që të thirret seanca dhe ligji të kalojë në lexim të dytë. Nuk ka asnjë arsye ligjore, dhe as politike, dhe pse të ketë politike, kur ligji kaloi në lexim të parë, e tash të ketë në lexim të dytë?. Ne nuk jemi kundër drejtësi, por jemi për drejtësi të bazuar në fakte dhe prova. Ata janë njerëz të pafajshëm, dhe Kosova po rrezikon. Pyetja e radhës është çka për Kosovën? Kjo është goditje për Kosovën dhe popullin e Kosovës”, u shpreh Hamza, raporton Klan Kosova.




