Një shtëpi në Suharekë ka qenë cak i vjedhjes, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë dhe kanë vjedhur një pistoletë me pesë fishekë, si dhe disa aksesorë e bizhuteri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi ka deklaruar se për armën e vjedhur posedonte leje.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është në procedurë hetimore”, thotë PK./Klankosova.tv




