Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, deklaroi të enjten se do t’i zbusë dënimet me vdekje për të gjithë 548 të burgosurit që aktualisht presin ekzekutimin në shtetin e tij – numri më i madh i të dënuarve me vdekje në Hemisferën Perëndimore, transmeton klankosova.tv

Sipas Reuters, debati në SHBA mbi dënimin me vdekje u intensifikua së fundmi pas dështimit të një ekzekutimi nga shteti i Tenesisë më 30 shtator. E dënuara për vrasje, Christa Pike, i mbijetoi dy përpjekjeve për t’i injektuar substanca vdekjeprurëse.
Pas kësaj, Pike u shtrua në spital dhe më 10 tetor u kthye sërish në burg.
Sipas organizatës për të drejtat e njeriut “Amnesty International”, rreth 15 vende vazhdojnë të zbatojnë dënimin me vdekje. Dënimi me vdekje mbetet në fuqi në 27 shtete të SHBA-së, ndonëse ekzekutimet përqendrohen në një numër të vogël prej tyre, ndërsa më shumë se 20 shtete e kanë shfuqizuar plotësisht dënimin kapital.




