Gucati nuk e lejon Baljen të dalë nga Kuvendi: Na vjen keq, me dalë nuk ban hiç!

Gucati nuk e lejon Baljen të dalë nga Kuvendi: Na vjen keq, me dalë nuk ban hiç!
Protestuesit që po qëndrojnë para dhe në oborrin e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar edhe sot të pengojnë deputetët të dalin nga objekti, duke kërkuar votimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në një moment, kryetari i Organizatës së Veteranëve të […]

Protestuesit që po qëndrojnë para dhe në oborrin e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar edhe sot të pengojnë deputetët të dalin nga objekti, duke kërkuar votimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në një moment, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje të largohet nga oborri i Kuvendit.

“Na vjen keq, me dalë nuk ban hiç!”, dëgjohet duke i thënë Gucati deputetes në një video të Kallxo.com.

Balje, deputete e komunitetit boshnjak, më pas është kthyer pa kundërshtuar, ndërsa protestuesit kanë vazhduar të qëndrojnë në hapësirat e Kuvendit.

Kërkesa kryesore e protestuesve është që Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të procedohet dhe të miratohet edhe në lexim të dytë. Kuvendi e miratoi të hënën, me 91 vota për, në lexim të parë, Projektligjin për ndryshimin e këtij ligji./Telegrafi/

Lexo edhe

Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje, Kurti mashtrues tipik ordiner

Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje, Kurti mashtrues tipik ordiner

Kuçi i LDK-së i bashkohet protestës: Këtu kam ardhur për UÇK-në, vlerën më sublime të kombit

Kuçi i LDK-së i bashkohet protestës: Këtu kam ardhur për UÇK-në, vlerën më sublime të kombit

Hamza i përgjigjet Kurtit: Kjo që po shohim s’është aspak serioze, Ligji nuk i takon veç PDK-së

Hamza i përgjigjet Kurtit: Kjo që po shohim s’është aspak serioze, Ligji nuk i takon veç PDK-së

Gucati nuk e lejon Baljen të dalë nga Kuvendi: Na vjen keq, me dalë nuk ban hiç! | Momenti