Gresa me urim emocionues për Shkurte Fejzën: Në skenë, mbretëreshë e muzikës, në jetë, mbretëreshë e zemrës sime

Gresa Behluli, vajza e artistes legjendare Shkurte Fejza, i ka bërë një urim të veçantë nënës së saj me rastin e ditëlindjes.

Sponsor 3M Express

Shkurte Fejza feston sot 65-vjetorin e lindjes, ndërsa në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar as urimi plot emocion nga vajza e saj, Gresa.

Me fjalë të ndjera dhe një analogji të bukur, Gresa ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për nënën e saj.

“Gezuar per @shkurte.fejza. Në skenë, mbretëreshë e muzikës; në jetë, mbretëreshë e zemrës sime! Dhurata më e bukur që Zoti ia dha njeriut është vetë jeta, e sa e bekuar ndihem unë që në këtë jetë të kam TY dhe të thërras NËNË”, ka shkruar Gresa.

“Urime ditëlindjen, nëna ime! Krenaria ime e përjetshme. Përqafofsh shekullin, me shëndet, dashuri e lumturi!”, e ka përmbyllur ajo urimin për nënën e saj.

Përveç dedikimit emocionues, Gresa ka publikuar edhe një kolazh fotografish, ku shfaqet në disa prej tyre krah nënës së saj, ndërsa të tjerat sjellin momente të ndryshme nga jeta dhe karriera e artistes së njohur Shkurte Fejza. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kocka është ngjitur, por dora apo këmba ende nuk ju bindet: Çfarë ndodh pas heqjes së gipsit?

Kocka është ngjitur, por dora apo këmba ende nuk ju bindet: Çfarë ndodh pas heqjes së gipsit?

Kamberi në Parlamentin e Serbisë: Të drejtat dhe barazia e shqiptarëve në Luginë janë të panegociueshme

Kamberi në Parlamentin e Serbisë: Të drejtat dhe barazia e shqiptarëve në Luginë janë të panegociueshme

Në Nju Jork mbahet gala mbrëmja e NCAFP-së, në mesin e të pranishmëve ambasadorë dhe diplomatë amerikanë

Në Nju Jork mbahet gala mbrëmja e NCAFP-së, në mesin e të pranishmëve ambasadorë dhe diplomatë amerikanë