Mateo Kovacic lidhet me një transferim të befasishëm nga Man City

Mateo Kovacic lidhet me një transferim të befasishëm nga Man City

Mateo Kovacic lidhet me një transferim të befasishëm nga Man City

Mateo Kovacic mund ta vazhdojë karrierën në futbollin grek. Mesfushori kroat i Manchester Cityt është shfaqur në listën e dëshirave të Panathinaikosit, i cili po e shqyrton seriozisht mundësinë për ta transferuar 32-vjeçarin.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur nga portali grek Sportdog, ku gazetari Evangelos Michos raporton se klubi nga Athina po e monitoron nga afër tregun kroat dhe po kërkon përforcime për ta bërë skuadrën më konkurruese.

Emri i Kovacicit është përmendur në kuadër të interesimit të Panathinaikosit për Nikola Moron, ish-futbollistin e Dinamo Zagrebit, i cili aktualisht aktivizohet te Bologna. Për Moron interesim kanë shfaqur edhe dy klubet e tjera të mëdha greke, Olympiacos dhe AEK-u.

Sipas raportimit, Kovacic dhe Moro përfaqësohen nga e njëjta agjenci menaxheriale, gjë që ka nxitur spekulimet për mundësinë e një lëvizjeje të mesfushorit të Manchester Cityt drejt Athinës. Një transferim i tillë do të ishte një goditje e madhe për Panathinaikosin, duke pasur parasysh përvojën dhe trofetë e fituar nga kroati në futbollin evropian.

telegrafi.com

Panathinaikos me fokus te futbollistët kroatë

Interesimi për Kovacicin nuk është i vetmi tregues i orientimit të Panathinaikosit drejt futbollit kroat. Klubi ka transferuar tashmë Adrian Jagusicin dhe po përcjell nga afër edhe paraqitjet e Toni Frukut të Rijekës.

Në të kaluarën, në listën e dëshirave të skuadrës athinase kanë qenë edhe mbrojtësit Duje Ćaleta-Car dhe Martin Erlić. Kështu, mundësia e transferimit të Kovačićit do të ishte një tjetër lëvizje e rëndësishme në strategjinë e klubit për të përforcuar ekipin.

Një karrierë e mbushur me trofe

Kovacic ka ndërtuar një karrierë të rëndësishme në futbollin evropian, duke luajtur për Dinamo Zagrebin, Interin, Real Madridin dhe Chelsean, përpara se në verën e vitit 2023 t’i bashkohej Manchester Cityt.

Gjatë karrierës së tij, mesfushori kroat ka fituar edhe katër herë Ligën e Kampionëve, ndërsa sipas Sportdog, për transferimet e tij janë shpenzuar gjithsej 124 milionë euro.

Kovacic më herët është lidhur edhe me një transferim të mundshëm në Turqi, si dhe me një rikthim në Itali. Megjithatë, për momentin mbetet të shihet nëse interesimi i Panathinaikosit do të konkretizohet me një ofertë zyrtare për Manchester Cityn. /Telegrafi/

Lexo edhe

SINJALI 24 | Armë, vjedhje, dhunë në familje dhe persona të kërkuar nga drejtësia – këto janë ngjarjet që shënuan 24 orët e fundit në Kosovë

SINJALI 24 | Armë, vjedhje, dhunë në familje dhe persona të kërkuar nga drejtësia – këto janë ngjarjet që shënuan 24 orët e fundit në Kosovë

GrowthTank 2026: Si po e ndryshon Inteligjenca Artificiale mënyrën e të bërit biznes në Kosovë?

GrowthTank 2026: Si po e ndryshon Inteligjenca Artificiale mënyrën e të bërit biznes në Kosovë?

“E do foshnjën e saj më shumë se mua” – Trump me deklaratë të pazakontë për ish-zëdhënësen e tij

“E do foshnjën e saj më shumë se mua” – Trump me deklaratë të pazakontë për ish-zëdhënësen e tij