Gjermania del kundër ndryshimeve për Ligjin për Specialen

Gjermania del kundër ndryshimeve për Ligjin për Specialen

Gjermania del kundër ndryshimeve për Ligjin për Specialen

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë që ndihet “thellësisht e shqetësuar” për ndryshimet që i bëri Kuvendi i Kosovës të hënën në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ligjvënësit kosovarë e ndryshuan ligjin për t’ia kufizuar kompetencat gjykatës me bazë në Hagë gjatë një votimi pak para mesnatës të martën.

Sponsor 3M Express

Në një përgjigje për Radio Evropën e Lirë, zëdhënësja e Ambasadës së Gjermanisë, Catalina Heine, tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë institucion i pavarur gjyqësor dhe se pavarësia e tyre nuk bën të cenohet.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion gjyqësor i pavarur dhe u themeluan në bazë të ligjit të Kosovës dhe mbështetën në Kushtetutën e Kosovës. Qëllimi i tyre është të sigurojnë llogaridhënie dhe drejtësi për viktimat nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Për të përmbushur këtë synim, pavarësia e tyre duhet të respektohet plotësisht”, thuhet në përgjigje.

Ambasada gjithashtu theksoi se e mbështet qëndrimin e BE-së kundër ndryshimeve në këtë ligj.

Më herët, Bashkimi Evropian tha se këto ndryshime bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj bllokut.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe zotimit për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, deklaroi zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand.

The post Gjermania del kundër ndryshimeve për Ligjin për Specialen appeared first on Insajderi.

Lexo edhe

Shiroka-Pula e nis mandatin me homazhe te Jasharët, Rugova e Demaçi: Kosova është ndërtuar mbi sakrificë e vizion

Shiroka-Pula e nis mandatin me homazhe te Jasharët, Rugova e Demaçi: Kosova është ndërtuar mbi sakrificë e vizion

E para e shtetit nderon Rugovën e Demaçin

E para e shtetit nderon Rugovën e Demaçin

Presidentja Shiroka-Pula e nis mandatin me homazhe te Jasharët, Rugova e Demaçi: Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën

Presidentja Shiroka-Pula e nis mandatin me homazhe te Jasharët, Rugova e Demaçi: Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën

Gjermania del kundër ndryshimeve për Ligjin për Specialen | Momenti