Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Policia ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se informatën për rastin e kanë pranuar rreth orës 20:00.

Sipas tij, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen, si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ekzaminuese që do të ndihmonin në hetimin e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar Pllana.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës apo rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

Edhe Jose Mourinho është përfshirë në transferimin e yllit të Unitedit te Reali

Edhe Jose Mourinho është përfshirë në transferimin e yllit të Unitedit te Reali

Protestë mbarëkombëtare të shtunën për Arlindën, këto janë gjashtë kërkesat e organizatorëve

Protestë mbarëkombëtare të shtunën për Arlindën, këto janë gjashtë kërkesat e organizatorëve

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë | Momenti