Disa mjete të pashpërthyera janë gjetur të martën rreth orës 10:04, në Gjakovë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.
Tutj bëhet e ditur se njësiti i deminimit ka bërë tërheqjen e mjeteve pa ndonjë incident.
“Gjakovë 06.10.2026, 10:04. Është raportuar se janë gjetur disa mjete të pashpërthyera, lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti i deminimit ka bërë tërheqjen e mjeteve pa ndonjë incident”, thuhet në raport. /Telegrafi/




