Gërvalla udhëton për në Budva, merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor

Gërvalla udhëton për në Budva, merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor

Gërvalla udhëton për në Budva, merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Budvës së Malit të Zi, ku sot dhe nesër, do të marrë pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, me ftesë të Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Takimi mbledh ministrat e drejtësisë dhe të punëve të brendshme të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të diskutuar sfidat e përbashkëta.

Sponsor 3M Express

Në sesionin për drejtësi, ministrat do të diskutojnë për rolin e gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e proceseve zgjedhore të lira, gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Një pjesë e veçantë e diskutimeve do t’i kushtohet mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, me fokus në mbrojtjen e fëmijëve viktima të veprave penale dhe ndëshkimin me ligj të të gjitha formave të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

LEX | Mbi 37 kilogramë heroinë të sekuestruara, Gjykata cakton një muaj paraburgim në rastin “Rikthimi”

LEX | Mbi 37 kilogramë heroinë të sekuestruara, Gjykata cakton një muaj paraburgim në rastin “Rikthimi”

Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

Fyerje, akuza e përplasje të ashpra mes Fuegos dhe Akilit në BBVK5 (VIDEO)

Fyerje, akuza e përplasje të ashpra mes Fuegos dhe Akilit në BBVK5 (VIDEO)

Gërvalla udhëton për në Budva, merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor | Momenti