Gati gjysma e kosovarëve e përdorin ChatGPT, 73% e pyetjeve të tyre janë private

Gati gjysma e kosovarëve e përdorin ChatGPT, 73% e pyetjeve të tyre janë private

Gati gjysma e kosovarëve e përdorin ChatGPT, 73% e pyetjeve të tyre janë private

Përdorimi i ChatGPT në Kosovë është dukshëm mbi mesataren e  përdoruesve të Bashkimit Evropian.

Sponsor 3M Express

Profesori dhe studiuesi nga Gjermania, Dominik Kanbach, ka treguar se rreth një e treta e njerëzve në popullatë e përdorin ChatGPT duke e specifikuar Kosovën që është shumë mbi mesataren e Bashkimit Evropian.

 “Në Bashkimin Evropian, rreth një e treta e njerëzve në popullatë e përdorin inteligjencën artificiale. Në Kosovë, statistikat e fundit thonë se janë pothuajse 45%. Pra, është shumë mbi mesataren e Bashkimit Evropian…”, ka thënë ai, raporton KosovaPress.

Kanbach e sheh pozitive këtë, madje e ka quajtur si aset.

“…Kjo ndoshta është një fakt befasues për dikë, por unë thashë: kjo është diçka e mirë. Kjo tregon se sa e orientuar drejt së ardhmes dhe sa e prirur ndaj teknologjisë është Kosova. Dhe, padyshim, mendoj se është gjithashtu një popullatë e re dhe shumë e orientuar drejt së ardhmes. Kjo është një aset…”, ka thënë ai.

Profesori nga Gjermani ka treguar se një pjesë e madhe e ndërveprimeve me mjete si ChatGPT lidhen me nevojat e jetës së përditshme.

 “73% e gjërave që njerëzit po e pyesin ChatGPT-në janë private, gjëra si: si të shkoj atje, ku mund ta blej këtë, pyetje mjekësore, apo këshilla. Tre të katërtat. Kjo është shumë”, ka potencuar Dominik Kanbach.

Lexo edhe

Gjenden dy piktura të vjedhura të Renoir në Francë

Gjenden dy piktura të vjedhura të Renoir në Francë

Policia maqedonase përplaset me të rinjtë shqiptarë (VIDEO)

Policia maqedonase përplaset me të rinjtë shqiptarë (VIDEO)

Trepça përforcohet me basketbollistin James Graham

Trepça përforcohet me basketbollistin James Graham