Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se fillimisht kanë fyer me fjalë banale një grua në një lokal, ndërsa më pas kanë kanosur edhe zyrtarët policorë që intervenuan në rast.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 8 nëntor, rreth orës 06:54.
Gjatë arrestimit, njëri nga të dyshuarit dhe një zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.
“Pejë / 08.11.2026 – 06:54. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se fillimisht në një lokal e kishin fyer me fjalë banale viktimën femër kosovare, e më pas edhe tre zyrtarë policorë që kishin shkuar të merren me rast. Gjatë arrestimit njëri prej të dyshuarve dhe një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh.
Ndërkaq, sipas Policisë, gjatë transportimit për në stacion policor, i dyshuari tjetër ka kanosur zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Burimi: Insajderi




