FSK e FARSH thellojnë bashkëpunimin në fushën e doktrinës e inovacionit ushtarak

FSK e FARSH thellojnë bashkëpunimin në fushën e doktrinës e inovacionit ushtarak

FSK e FARSH thellojnë bashkëpunimin në fushën e doktrinës e inovacionit ushtarak

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, delegacioni i Institutit të Kërkimeve Shkencore të FARSH-së realizoi një vizitë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së.

Delegacioni, i kryesuar nga gjeneral brigade Fatmir Neziraj, u prit nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, si dhe përfaqësues të Qendrës së Doktrinës.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave, zhvillimin e koncepteve dhe doktrinës ushtarake, si dhe avancimin e inovacionit në fushën e mbrojtjes.

Në kuadër të vizitës, delegacioni nga Shqipëria bëri homazhe edhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe në varrezat e dëshmorëve në Koshare, në nderim të të rënëve për lirinë e Kosovës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Flick konfirmon rikthimin e Raphinha dhe De Jong

Flick konfirmon rikthimin e Raphinha dhe De Jong

Konjufca: Ambiciet e Serbisë kërcënim real, BE-ja t’i bëjë presion për dorëzimin e Radoiçiqit

Konjufca: Ambiciet e Serbisë kërcënim real, BE-ja t’i bëjë presion për dorëzimin e Radoiçiqit

Emily Ibanez Guerrero i sjell Kosovës tri medalje të arta në Kampionatin Evropian të peshëngritjes

Emily Ibanez Guerrero i sjell Kosovës tri medalje të arta në Kampionatin Evropian të peshëngritjes

FSK e FARSH thellojnë bashkëpunimin në fushën e doktrinës e inovacionit ushtarak | Momenti