Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, nga ora 11:00, për të diskutuar një sërë çështjesh që lidhen me punën e Kuvendit dhe seancën e ardhshme plenare.

Sponsor 3M Express

Në mesin e pikave të parapara për shqyrtim është formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Komisioni do të përzgjedhë kandidatët për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.

Po ashtu, Kryesia pritet të shqyrtojë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Në rend dite përfshihet edhe propozimi për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave të tjera.

Ky është njoftimi i plotë:

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit;

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës;

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;

3. Pyetjet parlamentare;

4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

5. Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Dhe: III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Trump paralajmëron sulm ndaj objektit bërthamor të Iranit: Do ta shkatërrojmë shpejt

Trump paralajmëron sulm ndaj objektit bërthamor të Iranit: Do ta shkatërrojmë shpejt

Gjermania dhe Turqia – armatim i përbashkët?

Gjermania dhe Turqia – armatim i përbashkët?

Dogana e Kosovës informon bizneset për rregullat e tregtisë ndërkombëtare

Dogana e Kosovës informon bizneset për rregullat e tregtisë ndërkombëtare