“NATO e tejkalon shumëfish Rusinë”, Gjenerali amerikan zbardh arsyen pse Putini po i shmanget luftës së hapur

“NATO e tejkalon shumëfish Rusinë”, Gjenerali amerikan zbardh arsyen pse Putini po i shmanget luftës së hapur

“NATO e tejkalon shumëfish Rusinë”, Gjenerali amerikan zbardh arsyen pse Putini po i shmanget luftës së hapur

Kapacitetet ushtarake të NATO-s janë dukshëm më superiore se ato të Rusisë, ka deklaruar komandanti suprem i Aleancës për Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich.

Sponsor 3M Express

Sipas gjeneralit amerikan, forca ushtarake dhe pajisjet që Aleanca do të aktivizonte në rast të një konflikti madhor “tejkalojnë shumë ato të Moskës”.

Ai tërhoqi vëmendjen te fakti se Rusia nuk posedon avionë luftarakë modernë të gjeneratës së fundit F-35 dhe as sasinë e madhe të luftanijeve apo nëndetëseve moderne me të cilat operon NATO-ja, raporton Yahoonews, transmeton Klankosova.tv.

Grynkewich u shpreh i bindur se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndërmarrë një sulm konvencional në shkallë të gjerë ndaj Evropës, pikërisht për shkak të parandalimit të fuqishëm konvencional të NATO-s. Si rrjedhojë, sipas tij, Kremlini po detyrohet t’u kthehet metodave të tjera subversive:

Duhet t’i quajmë gjërat me emrin e tyre: sabotazhi, zjarrvënia apo sulmet terroriste janë terma të saktë, me përgjigje të qarta”, theksoi gjenerali, duke shtuar se termi “sulme hibride” mbetet tepër i vagullt.

I pyetur nëse Evropa tashmë ndodhet në luftë me Rusinë, Grynkewich paralajmëroi se Putini po synon të trembë opinionin publik perëndimor:

 

Ai dëshiron t’i bindë qytetarët tanë se është e rrezikshme të mbështetet Ukraina dhe se kjo mund të përfundojë në një luftë me Rusinë. Megjithatë, deri më tani, për fat të mirë kjo strategji nuk po i funksionon.”

 Ai nënvizoi se ky parandalim konvencional duhet të ruhet me çdo kusht, paralelisht me modernizimin e vazhdueshëm të forcave të armatosura të NATO-s, zhvillimin e stërvitjeve të përmasave të gjera dhe demonstrimin e kapaciteteve në terren.

Duke iu përgjigjur kërcënimeve të fundit nga Moska se izolimi apo ndonjë sulm i mundshëm ndaj enklavës së Kaliningradit do të shkaktonte luftë, gjenerali rikujtoi parimin bazë të aleancës veriatlantike:

NATO është një aleancë mbrojtëse dhe do të vepronte vetëm në rast se sulmohet. Prandaj, Rusia nuk ka asnjë arsye pse të shqetësohet për Kaliningradin.”

 Megjithatë, nga këndvështrimi ushtarak, ai vuri në pah se prania ruse në Kaliningrad është dobësuar ndjeshëm për shkak të luftës në Ukrainë, ndërkohë që pozicioni i NATO-s në rajonin e Balltikut është konsoliduar dukshëm:

Ai shtoi se stërvitjet e NATO-s në krahun lindor janë rutinë dhe se Aleanca tregohet e kujdesshme për të shmangur çdo veprim që mund të interpretohet si agresion.

Duke folur për tentativën e dështuar të muajit gusht ndaj aeroportit të Lajpcigut — për të cilën qeveria gjermane bën përgjegjëse Rusinë — Grynkewich theksoi se edhe vetë përpjekja përbënte një shkelje të rëndë.

Lexo edhe

Akuzat për arrestim, Peci i reagon ashpër Dardan Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Akuzat për arrestim, Peci i reagon ashpër Dardan Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Edhe dy zyrtarë policorë në Gjilan të suspenduar, IPK zbulon si ndodhi rasti me qytetarin

Edhe dy zyrtarë policorë në Gjilan të suspenduar, IPK zbulon si ndodhi rasti me qytetarin

Tik tak, tik tak, Big Brother? Edhe pak… (VIDEO)

Tik tak, tik tak, Big Brother? Edhe pak… (VIDEO)

“NATO e tejkalon shumëfish Rusinë”, Gjenerali amerikan zbardh arsyen pse Putini po i shmanget luftës së hapur | Momenti