Emily Ibanez Guerrero i sjell Kosovës tri medalje të arta në Kampionatin Evropian të peshëngritjes

Emily Ibanez Guerrero i sjell Kosovës tri medalje të arta në Kampionatin Evropian të peshëngritjes

Emily Ibanez Guerrero i sjell Kosovës tri medalje të arta në Kampionatin Evropian të peshëngritjes

Kosova ka një rekordmene të re botërore në dy disiplina të peshëngritjes. Bëhet fjalë për Emily Ibanez Guerrero, e cila debutoi sot për Kosovën në Kampionatin Evropian të Juniorëve dhe U-23, që po mbahet në Durrës të Shqipërisë, duke fituar tri medalje të arta në kategorinë deri në 69 kilogramë, në grupmoshën junior.

Sponsor 3M Express

Emily Ibanez Guerrero, falë nënshtetësisë së nënës së saj, Abigail Guerrero, garoi për herë të parë për Kosovën dhe arriti rezultate të jashtëzakonshme në disiplinat e shkëputjes, shtytjes dhe në total.

Në disiplinën e shkëputjes, ajo ngriti 103 kilogramë, ndërsa në shtytje realizoi ngritjen e 128 kilogramëve. Ndërkaq, medaljen e tretë të artë e siguroi në totalin e dy disiplinave, me 231 kilogramë të ngritur.

Guerrero është vetëm 15-vjeçare, me prejardhje nga Kuba, ndërsa deri më tani kishte garuar për Kanadanë.

Babai i saj, Ciro Luis Ibanez Goicoechea, është trajner i peshëngritësit Kianoush Rostami, i cili fitoi dy medalje të argjendta për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Në sallë ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Dr. Astrit Hasani, i cili ia ndau Emily Ibanez Guerrero medaljen e tretë të artë.

Në të njëjtin Kampionat Evropian, Kosovën do ta përfaqësojë edhe Brayan Guerrero Ibanez, djali tjetër i trajnerit Ciro Luis Ibanez Goicoechea.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Emily Ibanez Guerrero i sjell Kosovës tri medalje të arta në Kampionatin Evropian të peshëngritjes appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Akuzat për arrestim, Peci i reagon ashpër Dardan Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Akuzat për arrestim, Peci i reagon ashpër Dardan Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Edhe dy zyrtarë policorë në Gjilan të suspenduar, IPK zbulon si ndodhi rasti me qytetarin

Edhe dy zyrtarë policorë në Gjilan të suspenduar, IPK zbulon si ndodhi rasti me qytetarin

Tik tak, tik tak, Big Brother? Edhe pak… (VIDEO)

Tik tak, tik tak, Big Brother? Edhe pak… (VIDEO)