Kombëtarja e Kosovës U21 do të provojë t’i mbyllë me rezultat pozitiv kualifikueset për Kampionatin Evropian që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, ndaj favoriti Finlandë U21.
Finlanda është favorit në këtë sfidë, ngase po lufton për pozitën e parë si dhe shpreson që Spanja të gabojë për t’u kualifikuar direkt.
Përzgjedhësi Hekuran Kryeziu ka bërë disa ndryshime në formacion për dallim nga ndeshja me Qipron, ku ka vendosur të rreshtohet në sistemin 4-1-4-1.
Formacionet zyrtare:
Kosovë U21: Seji; Parduzi, Shala, Lleshi, Sahitaj; Ademi; Xhylani, Jashari, Zeqiri, Sadriu; Gashi
Finlandë U21: Jantunen; Ylitova, Lotjonen, Kangasniemi, Galvez; Hyrylainen, Siltanen; Soderback, Mentu, Korkko; Moller
Përballja do të nisë nga ora 19:00 dhe zhvillohet në “Fadil Vokrri”. Rikujtojmë, hyrja është falas për të gjithë tifozët që duan t’i mbështesin “Dardanët” e rinj./Telegrafi/




