Real Madridi është i bindur se Kylian Mbappe do të jetë mjaftueshëm i gatshëm për të startuar ndaj Villarrealit këtë fundjavë, pavarësisht frikës për një lëndim gjatë ndeshjes së Francës kundër Turqisë.
Lëndimi i sulmuesit më vonë u vlerësua si jo serioz, duke qetësuar shqetësimet për gjendjen e tij. Megjithatë, kishte ende dyshime nëse ai do të rikuperohej në kohë për të qenë titullar ndaj Villarrealit.
Sipas Marca, Real Madridi tani pret që reprezentuesi francez të ndjekë planin e rikuperimit dhe të jetë i gatshëm pak para përballjes së fundjavës.
Mbappe po rikuperohet mirë dhe iu lejua të udhëtonte nëpër Evropë, në vend se të vazhdonte rikuperimin në Valdebebas. Sulmuesi të dielën publikoi edhe një video duke bërë biçikletë, para se të rikthehej në qendrën stërvitore të Real Madridit.
Ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta me pjesën tjetër të skuadrës, por sipas Marca ka vazhduar të punojë individualisht.
Real Madridi dëshiron ta ketë Mbappen në dispozicion, pasi synon të mbajë hapin me Barcelonën në krye të tabelës. Pavarësisht se nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, francezi mbetet golashënuesi më i mirë i madrilenëve këtë sezon, me tetë gola në të gjitha garat.
Edhe krijimtaria në repartin ofensiv ka qenë problem për Real Madridin, me Vinicius Juniorin dhe Yan Diomanden që ende nuk kanë arritur të gjejnë ritmin e duhur./Telegrafi/




