Gjini: Kurtit i ka faj e gjithë bota – ka shëtitur nëpër Greqi e s’u marrë me çështjet kruciale

Gjini: Kurtit i ka faj e gjithë bota – ka shëtitur nëpër Greqi e s’u marrë me çështjet kruciale
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për blerje kohe dhe tentim të fajësimit të krejt botës për moskonsolidimin e institucioneve. “Kemi dëgju prej kryeministrit Kurti, i zgjedhur jashtë afatit kushtetues, duke treguar se e gjithë bota ka faj për ku kemi ardhë. Për këtë arsye duhet t’i tregoj qytetarit të Kosovës […]

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për blerje kohe dhe tentim të fajësimit të krejt botës për moskonsolidimin e institucioneve.

“Kemi dëgju prej kryeministrit Kurti, i zgjedhur jashtë afatit kushtetues, duke treguar se e gjithë bota ka faj për ku kemi ardhë. Për këtë arsye duhet t’i tregoj qytetarit të Kosovës se çka ka ndodhur prej 7 qershorit, kur janë mbajtur zgjedhjet”, tha Gjini në fillim të konferencës.

Në ndërkohë, ai bëri një përmbledhje se si që nga data 8 qershor ka qenë e qartë se cila parti i ka fituar zgjedhjet dhe sa mandate i ka fituar. Por, sipas tij, Kurti, edhe pse i vetëdijshëm për këtë, ka vazhduar të bëjë vizita sa në Greqi sa nëpër vende tjera.

“Me datën 8 qershor ka qenë e qartë, me gabim shumë të vogël të përqindjes, se sa përqind secila parti i ka marrë. Që do të thotë, me 8 qershor, ditën e hënë, sikur të kish vullnet, partia fituese ka pasur mundësi me i nisë bisedat për konsolidim të institucioneve. Mirëpo nuk e ka bërë. Fillimisht kanë thënë po e presim certifikimin e rezultateve. Certifikimi ka ndodhur më 8 korrik, 2026, që do të thotë para hiç më pak se tre muajsh. Në ndërkohë, ky kryeministër ka kaluar kohë në Greqi, në konferenca dhe nuk është marrë fare me temën kruciale, që ka qenë zgjedhja e presidentit. Krejt vonë, pas afatit që e ka caktuar Kushtetuesja, e që është konfirmuar në aktgjykimin e fundit, edhe 3 ditë më vonë se 30 ditëshi që ia ka caktu vetes si afat, e ka thirr seancën konstituive”.

“Në ndërkohë, më 3 shtator është dërguar në qeveri projektligji për ndryshimin e ligjit të Speciales. Nuk ka ndodhur fare kurgjo për gjithë ato ditë deri më datën 2 tetor, kur qeveria e ka aprovuar në mbledhjen e vet projektligjin për Specialen, dhe tri ditë më vonë, që do të thotë dje, duke e ditë që 3 ditë i duhen për lexim të dytë, dje e ka nxjerrë vendimin për Specialen për votim në Kuvend. Që prej datës 8 qershor kur janë kry zgjedhjet, ne e kemi pasur një parti që i ka fitu zgjedhjet e kaluara, e cila krejt kohën e ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës për të mbërri deri te këto ditë, në orët e fundit, para se vendi të shkojë në zgjedhje”, deklaroi Gjini.

Lexo edhe

BE-ja drejt zgjerimit, Komisioni propozon ndryshime të mëdha

BE-ja drejt zgjerimit, Komisioni propozon ndryshime të mëdha

Haradinajt: Të gjithë në shesh, kërkojmë votimin e Ligjit për Specialen

Haradinajt: Të gjithë në shesh, kërkojmë votimin e Ligjit për Specialen

Kurti i bën ofertë të re PDK-së: Specialja në lexim të dytë, pastaj presidenti

Kurti i bën ofertë të re PDK-së: Specialja në lexim të dytë, pastaj presidenti

Gjini: Kurtit i ka faj e gjithë bota – ka shëtitur nëpër Greqi e s’u marrë me çështjet kruciale | Momenti