Organizatori i protestave nga platforma “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri ka ftuar të gjithë në protestën e radhës.
Ai ka thirrur të gjithë qytetarët që në orën 21:00 të bashkohen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Djali i dëshmorit, që po i organizon protestat, Çlirim Haziri ka thënë se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet.
“SONTE, TË GJITHË NË SHESH! Pa dallime. Pa përçarje. Për UÇK-në. Për sakrificën. Për lirinë. Zëri qytetar duhet të dëgjohet. Ora 21:00 | Sheshi “Skënderbeu”. JO NË EMRIN TIM!”, ka shkruar Haziri. /Klankosova.tv





